Anëtarët e Këshillit

AmCham
Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural
SHPDK
EIC
Dhoma Ekonomike e Grave - G7
Asociacioni i Komunave te KS
Oda Ekonomike e KS
MINT
KIMERK
MAPL
OEGJK
Shoqata Kllasteri i Ndertimevet te Fabrikuara te KS
Klubi i Prodhuesve te KS
Dhoma e Tregtise dhe Industrise
BQK
ATK
PePeKo
Stikk
Ministria e puneve te jashtme dhe diaspores
Ministria e Financave
Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe infrastruktures
Ministria e Shendetesise
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Ministria e Ekonomise
Ministria e Zhvillimit Rajonal
Dhoma e tregtise dhe industrise kosove
KIESA
Zyra e Kryeministrit

We are Forumiks

Rreth nesh 

Këshilli Kombëtar për Ekonominë dhe Investimet (KKEI) është një platformë bashkëpunimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës, me mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të forcuar dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar ambientin e biznesit dhe për të promovuar qeverisjen e mirë. Puna e KKEI-së përbëhet nga Sekretariat, një ekip i pavarur profesionistësh të zgjedhur dhe kontraktuar nga EBRD për t'u angazhuar drejtpërdrejt me komunitetin e biznesit. Kjo iniciativë financohet nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO).

Ekipi

Që nga viti 2023, Këshilli Kombëtar për Ekonominë dhe Investimet (KKEI) është mbështetur dhe koordinuar nga një ekip i përkushtuar, i përbërë nga profesionistë të pavarur, të zgjedhur me kujdes dhe të mbikëqyrur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Mandati i Sekretariatit përfshin angazhimin direkt me komunitetin e biznesit, ofrimin e kërkimeve rigoroze dhe të paanshme për KKEI-në, dhe sigurimin e zbatimit efektiv dhe ndjekjes së të gjitha rekomandimeve të miratuara. Ekipi drejtohet nga Udheheqësi i Sekretariatit.

Artan Mehmeti

Artan Mehmeti

Udhëheqës i Sekretariatit

Z. Artan Mehmeti është ekonomist me përvojë dhe ekspert në menaxhimin e financave publike me fokus të veçanë në përmirësimin e klimës së investimeve dhe promovimin e dialogut publik-privat. Aktualisht, si drejtues i Sekretariatit, fasiliton diskutimet ndër-sektoriale dhe avokon rekomandimet politike me qëllim përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë. Më parë z. Mehmeti ka qenë Attaché Tregtar i Kosovës në Belgjikë nga viti 2013 - 2014, dhe ka kryer role të tjera që i kanë lejuar të specializohet në politikat fiskale, incentivat për investime dhe transformimi digjital. Ai ka punuar me organizata ndërkombëtare si Banka Botërore, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe në projekte të USAID-it.

Festa Stavileci është Eksperte Ligjore në Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku ofron analiza ligjore dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet publike dhe komunitetin e biznesit për të adresuar sfidat rregullative. Më parë, ka punuar si bashkëpunëtore ligjore në një shoqëri avokatësh në Kosovë, me fokus kryesor të drejtën biznesore dhe tregtare. Përvoja e saj përfshin gjithashtu praktika në Njësinë e Mbrojtjes së Konsumatorëve në NYLAG – New York, ku ka asistuar në ristrukturimin e marrëveshjeve kreditore në SHBA, si dhe një organizatë tjetër ndërkombëtare me prezencë në Kosovë.

Ajo është angazhuar në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë konferenca dhe trajnime mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Festa ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe ka marrë titullin Master në Drejtësi (LL.M.) në Duke University, SHBA, me specializim në të drejtën biznesore.

Si Ekspert për Çështje Ekonomike në Sekretariat, Z. Dema ndihmon Drejtuesin e Sekretariatit në identifikimin e sfidave ekonomike përmes anketimeve të bizneseve dhe analizave tjera të nevojshme. Ai gjithashtu mirëmban bazat e të dhënave me barrierat  e sektorit privat, monitoron zbatimin e rekomandimeve nga institucionet publike dhe zhvillon platforma interaktive për analizimin e të dhënave ekonomike. Ai ka përfunduar studimet master në Zhvillim Ekonomik dhe Analizë të Politikave në Universitetin e Nottingham-it në Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu ka ndjekur trajnim të specializuar në makroekonomi dhe analizë të të dhënave. Në të kaluarën z. Dema ka shërbyer si Hulumtues në Institutin Riinvest dhe si Analist i Politikave Ekonomike në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë.

Znj. Fejzullahu iu bashkua Sekretariatit në janar 2024. Ka kryer studimet për Menaxhim dhe Ekonomi në Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë/Kosovë. Aktualisht është në përfundim te studimeve për Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Me një gamë të gjerë përvojash profesionale në organizata ndërkombëtare, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, znj. Fejzullahu ka marrë përsipër role të shumta, përfshirë interpretues, pjesë e stafit administrativ dhe specialiste financiare për projekte dhe misione të ndryshme ndërkombëtare ne vënd dhe jashtë vëndit.


Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO