18.02.2026

Diskutim lidhur me procedurën për shfrytëzimin e pronës publike

Më 18 shkurt 2026, Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime organizoi një takim me përfaqësues të instucioneve publike, odave ekonomike dhe bizneseve private, ku u diskutuan sfidat që hasin bizneset në procedurën e qiramarrjes së pronës publike. Edhe pse më të prekura janë bizneset e sektorit minerar, ndikimi shtrihet te secili biznes që për operim, i nevojitet shfrytëzimi i pronës publike.

Gjatë diskutimit u identifikuan pengesa konkrete në disa hallka të procesit – nga paqartësitë ligjore dhe mungesa e koordinimit institucional, deri te interpretimet e ndryshme të legjislacionit.

Takimi shërbeu si hap i rëndësishëm drejt adresimit të këtyre cështjeve, duke sjellë përvoja nga praktika dhe rekomandime konkrete, me synim përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e investimeve.

Për fund, pjesëmarrësit u pajtuan njëzëri për nevojën për harmonizim të kornizës ligjore që rregullon shfrytëzimin e pronës publike, që procedurat të bëhen më të qarta, më efikase dhe më të parashikueshme për bizneset. Institucionet përgjegjëse publike u zotuan ta trajtojnë këtë cështje me prioritet dhe të bashkëpunojnë për përmirësimin e situatës.

Shpërndaj

Lajme

Artikuj të ngjajshëm

Forum sektorial për energjinë
13.09.2024

Forum sektorial për energjinë

Dy forume sektoriale produktive
07.06.2024

Dy forume sektoriale produktive

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime
09.10.2024

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO