Sot, sektori privat dhe ai publik u mblodhën për një diskutim mbi sfidat me të cilat përballen bizneset në qasjen e rrjetit elektrik. Forumi bashkoi një grup të larmishëm palësh të interesuara, duke përfshirë përfaqësues të bizneseve, dhomat e tregtisë, projekte donatorësh në sektorin e energjisë, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Zyra e Regullatorit të Energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (KEDS), dhe furnizuesin kryesor të energjisë (KESCO).
Dialogu u tregua produktiv, me narativa nga përfaqësues të bizneseve që ndriçuan problemet kryesore, si dhe rekomandime të realizueshme për të përmirësuar aksesin në rrjetin elektrik.
Si fusha kryesore për përmirësim, u përmendën:
Është frymëzuese të shohim përpjekje të tilla bashkëpunuese që shtyjnë përpara zgjidhje që përfitojnë si bizneset ashtu edhe komunitetin më të gjerë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre të vlefshmëm dhe angazhimin e tyre në dialog.
Shpërndaj
Zyra e Kryeminisrit