Më 10 nëntor 2026, Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI), në bashkëpunim me Klasterin e Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK), organizoi një forum diskutimi për energjinë diellore dhe ruajtjen e energjisë.
Gjatë forumit, Kryesuesi i Bordit të KIMERK, Lulzim Syla, prezantoi propozimin për zhvillimin e Programit Kombëtar për Energjinë Diellore dhe Ruajtjen e Energjisë, i cili synon të nxisë investimet në energjinë solare dhe sistemet e ruajtjes së energjisë, me fokus te bizneset, institucionet publike dhe ekonomitë familjare.
Diskutimi u përqendrua në mundësitë për rritjen e prodhimit vendor të energjisë, zvogëlimin e varësisë nga importet, përmirësimin e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Shpërndaj
Zyra e Kryeminisrit