Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI) organizoi diskutim të fokusuar në formë tryeze të rrumbullakët mbi Zhvillimin e Transportit Hekurudhor, në bashkëpunim me Odelën Britanike të Tregtisë në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e çmuar të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Gjatë diskutimit u adresuan sfidat kryesore që dalin nga përdorimi i kufizuar i transportit hekurudhor në Kosovë, përfshirë ndikimin e tij në konkurrueshmërinë e bizneseve, efikasitetin logjistik dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan nevojën për modernizim, investime në infrastrukturë dhe zhvillim të fuqisë punëtore në sektor. Ky forum përfitoi nga njohuritë mbi praktikat më të mira të Mbretërisë së Bashkuar që lidhen me standardet e mirëmbajtjes së hekurudhave dhe kualifikimet profesionale.
Sekretariati shpreh mirënjohje ndaj të gjithë përfaqësuesve nga sektori privat, institucionet publike dhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e tyre konstruktiv. Inputet e mbledhura gjatë këtij disktuimi do të ndihmojnë në udhëheqjen e zhvillimit të rekomandimeve të strukturuara brenda procesit të vazhdueshëm të dialogut dhe reformave të KKEI-së.
Diskutimet e mëtejshme mbi këtë temë do të vazhdojnë si pjesë e përpjekjeve të dialogut publik–privat të KKEI-së.
Shpërndaj
Zyra e Kryeminisrit