Sekretariati i Këshillit Kombëter për Ekonomi dhe Investime, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Britanike në Kosovë, me pjesëmarrjen e BERZH dhe KIESA, ka organizuar dy forume diskutimi të fokusuara në rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve eksportuese të Kosovës.
Gjatë takimeve të mbajtura me 18 dhe 19 dhjetor, janë diskutuar temat në vijim:
1. Sfidat e kompanive për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare për produktet e eksportuara, me fokus në industrinë ushqimore
2. Rritja e Performancës Energjetike të Bizneseve: Qasja dhe Certifikimi me Standarde
Diskutimet u fokusuan në mundësitë e kompanive dhe mbështetjen që u ofrohet atyre nga BERZH dhe KIESA për të forcuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe për t’i pozicionuar ato në mënyrë konkurruese në zinxhirët rajonal dhe global të furnizimit.
Pjesëmarrësit nga sektori privat ndanë disa nga përvojat dhe sfidat me të cilat përballen gjatë operimit të bizneseve të tyre. Bizneset mirëpritën informatat dhe mbështetjen për implementimin e standardeve ndërkombëtare, me qëllim të nxitjes së eksportit në Bashkimin Evropian, Britani të Madhe, e më gjerë.
Shpërndaj
Zyra e Kryeminisrit