Në kuadër të platformës së dialogut publiko-privat, sot u zhvillua një diskutim me përfaqësues të sektorit privat shëndetësor, institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit për të adresuar sfidat kryesore të sektorit dhe për të dhënë rekomandime për zhvillimin e turizmit shëndetësor në Kosovë.
Gjatë takimit u përmblodhën çështjet e ngritura në forumet e mëparshme dhe progresi drejt zgjidhjes së tyre. Pjesëmarrësit ndanë komente dhe perspektiva mbi statusin aktual të këtyre çështjeve.
Kontribut të veçantë dha z. Emrush Ujkani i Këshillit të Investitorëve të Evropës, i cili prezantoi gjetjet kryesore të analizës mbi potencialin e turizmit shëndetësor në Kosovë.
Në këtë drejtim, diskutimi u fokusua në:
• Nivelin aktual të shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore nga pacientët e huaj dhe diaspora;
• Shërbimet për të cilat ka interes nga pacientët ndërkombëtarë;
• Veprimet konkrete që do të nxisnin zhvillimin e turizmit shëndetësor.
Pjesëmarrësit dhanë gjithashtu kontribut mbi sfidat me të cilat përballen institucionet private spitalore dhe bizneset në industrinë e produkteve dhe pajisjeve mjekësore, duke ofruar rekomandime konkrete dhe gatishmëri për bashkëpunim.
Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe privat mbetet kyç për avancimin e klimës biznesore dhe për shërbime shëndetësore më konkurruese e të qëndrueshme në Kosovë.
Shpërndaj
Zyra e Kryeminisrit