21.03.2025

Një hap i ri për Ligjin për Pasurinë Publike – Aktet nënligjore tani janë të miratuara!

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pasurinë Publike në nëntor të vitit 2023, qëllimi i këtij Ligji ka qenë centralizimi i administratës së pasurisë publike në Kosovë. Megjithatë, vonesat në miratimin e akteve nënligjore të nevojshme kanë lënë shumë biznese në një gjendje të ngecur, veçanërisht ato që varen nga qiratë dhe përdorimi i pasurisë publike.

Duke njohur urgjencën e situatës, përfaqësuesit e sektorit privat kërkuan mbështetje, andaj kemi ofruar mbështetjen tonë Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në hartimin e këtyre rregulloreve. Si pjesë e përpjekjeve tona, organizuam dy seanca konsultative, duke lehtësuar diskutimet dhe shqyrtuar komentet nga palët kyçe për të krijuar një kuadër rregullator efikas.

Aktet nënligjore të shumëpritura tani janë miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe shërbejnë për të:

1) Rregulluar kriteret e transferimit të pasurisë publike dhe procedurat dhe kriteret për dhënien me qira të pasurisë publike; 

2) Përcaktuar mënyrën e krijimit të mekanizmave për mbajtjen e regjistrave për pasurinë publike;

3) Mundësuar organizimin dhe operacionalizimin e Zyrës për Administratën e Pasurisë Publike brenda Zyrës së Kryeministrit.

Ne vlerësojmë përpjekjet e Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilët sponsorizuan këto akte nënligjore, si dhe kontributet e akterëve të tjerë të sektorit publik dhe privat që luajtën një rol kyç në lehtësimin e këtij procesi!

Miratimi i këtyre akteve nënligjore hap rrugën që Qeveria të ndërmarrë hapat e mëtejshëm procedural për zbatimin efektiv të ligjit dhe operacionalizimin e plotë të Zyrës për Administratën e Pasurisë Publike – një hap kyç për çlirimin e potencialit ekonomik dhe sigurimin e qartësisë ligjore për bizneset.

Aktet e miratuara nënligjore mund t'i gjeni në Gazetën Zyrtare:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=102187
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=102195
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=102200

Shpërndaj

Lajme

Artikuj të ngjajshëm

Forum sektorial për energjinë
13.09.2024

Forum sektorial për energjinë

Dy forume sektoriale produktive
07.06.2024

Dy forume sektoriale produktive

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime
09.10.2024

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO