29.04.2025

Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore

Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore
Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore
Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore
Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore
Forum për Zhvillin e Fuqisë Punëtore

Më 29 prill, organizuam një forum të fokusuar në avancimin e zhvillimit të fuqisë punëtore në Kosovë — një nga shtytësit kryesorë për rritje të qëndrueshme ekonomike.


Forumi mblodhi përfaqësues nga biznese të mëdha dhe të vogla, dhoma të biznesit, shoqëria civile dhe institucione publike, duke krijuar një hapësirë për dialog të hapur dhe propozime konkrete. Reflektuan mbi përparimin e arritur deri tani në këtë fushë dhe eksploruam mundësi të mëtejshme për përmirësimin e klimës të fuqisë punëtore.

Diskutimet u fokusuan në katër shtylla kryesore:

Amendamentimi i Ligjit të Punës – Adaptimi i kornizës ligjore për të pasqyruar më mirë dinamikat e tregut të punës sot.

Incentivat Fiskale – Eksplorimi i stimujve financiarë për të mbështetur punësimin në sektorin privat dhe avancimin e aftësive.

Mësimi Dual – Përfshirja e mësimit praktik në shkollat e mesme për të përputhur më mirë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës.

Migrimi i Fuqisë Punëtore – Trajtimi i çështjeve kryesore dhe identifikimi i mënyrave për të mbajtur talentin në Kosovë.

Përfaqësuesit e sektorit privat theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive në reformat e ardhshme ligjore për të siguruar që ligjet të përqafojnë politika të favorshme për biznesin.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë diskutimin mbi këtë temë të rëndësishme!


Shpërndaj


Lajme

Artikuj të ngjajshëm

Forum sektorial për energjinë
13.09.2024

Forum sektorial për energjinë

Dy forume sektoriale produktive
07.06.2024

Dy forume sektoriale produktive

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime
09.10.2024

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime


Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO