19.05.2025

Forum Sektorial: Liberalizimi i Tregut të Energjisë Elektrike: Efektet dhe Masat Lehtësuese

Forumi i mbajtur me 19 maj 2025, i organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, mblodhi së bashku biznese, dhoma tregtie, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi dhe Ministren në detyrë të Ekonomisë Artane Rizvanolli për të diskutuar mbi liberalizimin e ardhshëm të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Bizneset shprehën shqetësime në lidhje me mungesën e ofertave nga furnizuesit e licencuar, mungesën e informacionit gjatë këtij procesi tranzicioni, si dhe rritjen e parashikuar të çmimit të energjisë elektrike pas datës 1 qershor, që shumëkush e sheh si të papërballueshme. Ministrja në detyrë Rizvanolli theksoi se liberalizimi është një detyrim ligjor i lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Komunitetin e Energjisë dhe harmonizimin me tregjet rajonale dhe të BE-së të energjisë elektrike.

Qeveria rikonfirmoi përkushtimin e saj për një tranzicion të drejtë dhe të menaxhueshëm, duke prezantuar disa masa mbështetëse. Këto përfshijnë subvencione përmes KIESA-s për NVM-të për të investuar në pajisje prodhimi dhe përpunimi, auditime energjetike për të ndihmuar bizneset të reduktojnë kostot, si dhe një skemë të re mbështetjeje për efiçiencën e energjisë për prodhuesit.

Skema e re, e cila aktualisht është në përfundim e sipër, do të mbështesë investimet në izolimin e ndërtesave industriale, sisteme diellore për prodhimin e energjisë elektrike, sisteme termike diellore për ngrohjen e ujit, ruajtje të energjisë me bateri dhe rregullatorë të fuqisë reaktive për të rritur efikasitetin e pajisjeve ekzistuese.

Ky forum theksoi rëndësinë e komunikimit, koordinimit dhe mbështetjes së synuar për të siguruar që bizneset të jenë të përgatitura për të përballuar tranzicionin e tregut të energjisë në Kosovë.

Shpërndaj

Lajme

Artikuj të ngjajshëm

Forum sektorial për energjinë
13.09.2024

Forum sektorial për energjinë

Dy forume sektoriale produktive
07.06.2024

Dy forume sektoriale produktive

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime
09.10.2024

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO