07.11.2025

Diskutim mbi trajtimin e humbjeve të produkteve ushqimore natyrore për qëllime tatimore

Më 7 nëntor, Sekretariati i KKEI-së, në bashkëpunim me PePeKo dhe Shoqatën Organika, organizoi diskutim mbi trajtimin e humbjeve të produkteve ushqimore natyrore në sektorin bujqësor dhe tregtar për qëllime tatimore, duke mbledhur përfaqësues nga institucionet publike dhe atë të sektorit privat.

Gjatë diskutimit, Sekretariati dhe bizneset pjesëmarrëse paraqitën një krahasim të normave të standardizuara rajonale dhe një vlerësim të përafërt të ndikimit të tyre potencial në ekonominë e Kosovës.

Diskutimi u fokusua në pikat kryesore si në vijim:

1. Ndikimi i matshëm që shkaktohet nga mungesa e normave të standardizuara, si në aspektin financiar ashtu edhe në kostot operative të bizneseve;

2️. Implikimet për Administratën Tatimore, veçanërisht në lidhje me shpërndarjen e burimeve njerëzore;

3️. Propozimet nga bizneset për adresimin e këtyre sfidave duke u bazuar në përvojën e tyre të drejtpërdrejtë;

4️. Roli i institucioneve publike në ofrimin e mbështetjes dhe zgjidhjeve afatgjata.

Pati një konsensus të gjerë mes pjesëmarrësve se legjislacioni aktual duhet të ndryshohet për të rregulluar standardet e humbjeve natyrore, ngjashëm me ato që zbatohen në vendet e tjera të rajonit.

Në parim, institucionet publike që ishin të pranishme mirëpritën këto nisma dhe inkurajuan komunitetin e biznesit të bashkohet në ofrimin e të dhënave të matshme që do të ndihmojnë në përcaktimin e normave të përshtatshme.

Sekretariati i KKEI-së do të vazhdojë punën dhe analizën e tij mbi këtë çështje, me synim mbështetjen e zhvillimit dhe miratimit të normave të standardizuara të humbjeve natyrore.

Shpërndaj

Lajme

Artikuj të ngjajshëm

Forum sektorial për energjinë
13.09.2024

Forum sektorial për energjinë

Dy forume sektoriale produktive
07.06.2024

Dy forume sektoriale produktive

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime
09.10.2024

U mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbështet nga Zyra e Kryeminisrit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeminisrit

European Bank
SECO